Kompanitë e udhëtimit bllokojnë rrugët e Prishtinës, duan mbështetje nga shteti

Kompanitë e udhëtimit bllokojnë rrugët e Prishtinës, duan mbështetje nga shteti

Kompanitë që ofrojnë shërbimin e transportit rrugor në Kosovës kanë parakaluar rrugëve të kryeqytetit, në shenjë proteste për mos subvencionimin nga ana e qeverisë, përcjell Insajderi.

Parakalimi i tyre ka filluar nga lagjja Veterniku, ndërsa sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, janë mbi 150 autobusë pjesëmarrës në këtë protestë.

Ata do të parakalojnë deri të objekti i Qeverisë së Kosovës.

Protesta e kësaj shoqate ka filluar të mërkurën duke ndërprerë qarkullimin e transportit të udhëtarëve urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin.

Ndërsa, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje./Insajderi.com