Kompensohen 56 familje të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Malishevë

Kompensohen 56 familje të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Malishevë

Komuna e Malishevës të martën ka ekzekutuar mjetet e ndara nga ana e Qeverisë për të dëmtuarit nga vërshimet e fundit në këtë komunë, përkatësisht për dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjare dhe bëhet fjalë për 56 sosh, njofton Insajderi.

“Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, Valon Mazreku, sot e ka bërë këtë njoftim, pas konfirmimit të marrë nga niveli qendror, se janë kompensuar 56 të dëmtuar në ekonomitë familjare, gjatë vërshimeve të fundit, dhe shuma totale e kompensimit është 59 mijë euro”, thuhet në njoftimin e komunës.

Përndryshe, nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, sipas vlerësimit të bërë nga ana e komisionit për vlerësimin e dëmeve, në total dëmet e shkaktuara janë rreth 542 mijë euro, ndërsa vetëm në ekonomitë familjare, dëmi i vlerësuar ishte mbi 236 mijë euro./Insajderi.com