Kompletohet komisioni parlamentar për hetim ndaj Cakajt

Kompletohet komisioni parlamentar për hetim ndaj Cakajt

Janë publikuar emrat e anëtarëve të Komisionit Hetimor për të deleguarin si ministër i Jashtëm, Gent Cakajn si dhe për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar.

Komisioni do të drejtohet nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe anëtarë janë: Ervin Salianji, Gjunkshi. Ndërkohë nga ana e Partisë Socialiste do të jenë pjesë e komisionit: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Alket Hyseni, Spartak Braho, dhe Klotilda Bushka.

Objekti i hetimit të Komisionit do të jetë të hetojë se si Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar i dha brenda një dite certifikatën Gent Cakajt.