Komplikohet krijimi i ushtrisë në mars, sipas premtimit të Haradinajt

Komplikohet krijimi i ushtrisë në mars, sipas premtimit të Haradinajt

Ramush Haradinaj po qëndron në një vizitë në Bruksel ku po takohet me zyrtarë të lartë të BE-së në një darkë informale me liderët e Ballkanit, por para se të shkonte atje, premoi dy gjëra.

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka thënë për RTK me 14 dhjetor se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm. Po ashtu, sipas tij, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës. Por duket se ky premtim nuk do të mund të realizohet në këtë kohë.

Haradinaj thotë se në mars Kosova i merr dy lajme të mëdha

Kryetari i Listës Serbe, dhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq i ka thënë DW-së se partia e tij edhe pse ka një bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin Ramush Haradinaj, ai nuk mund të shpresojë në votat e deputetëve serb për krijimin e ushtrisë.

“Ne jemi kundër formimit të ushtrisë dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë”, ka thënë Jevtiq, raporton Insajderi.

Pa votat e Listës Serbe transformimi i Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës është i pamundur edhe përmes Kushtetutës së Kosovës.

Kësisoj kryeministri Ramush Haradinaj do ta ketë të zorshme që të bindë Listën Serbe që nga ky qëndrim kategorikisht kundër të votojnë pro formimit të ushtrisë./Insajderi.com

Nga ushtria në Referendum, iniciativat e Thaçit të varura nga serbët