Komshiq: Kosova është shtet i pavarur – ky është fillimi dhe fundi i rrëfimit

Komshiq: Kosova është shtet i pavarur – ky është fillimi dhe fundi i rrëfimit

Anëtari kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se një gjë e tillë nuk ka pse të diskutohet.

Në një intervistë në Sarajevë, Komshiq tha që dëshiron që t’u tregojë kosovarëve vullnetin e mirë dhe pranimin e realitetit, duke thënë se duhet të punojnë bashkë me Kosovën.

“Kosova është një shtet i pavarur. Ky është fillimi dhe fundi i  rrëfimit”.

“Unë e respektoj një qëndrim të tillë, por unë s’mund të jetoj në një mënyrë që t’i bëjë kosovarët dhe Kosovën armiq të Bosnje e Hercegovinës. Dua të iu tregoj atyre vullnetin e mirë dhe pranimin e realitetit. Ne duhet të punojmë bashkë me Kosovën”, ka thënë Komshiq.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për publikimin e transkriptit të takimit me Dodikun, ku ishte diskutuar për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Komshiq ka thënë se fjalët e Dodik në atë transkript ishin ndryshuar. /Insajderi.com