Komuan e Prishtinës porositë teste rapide për COVID-19

Komuan e Prishtinës porositë teste rapide për COVID-19

Komuna e Prishtinës ka porositur 18 mijë rapide, këto teste do të ndihmojnë për identifikimin e rasteve pozitiv me virusin COVID-19.

Kur testi të jetë negativ atëherë ai duhet të konfirmohet në PCR, njofton Insajderi.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka shpjeguar se rezultati i këtij testimi bëhet gati për gjysmë ore.

“Te rezultatet pozitive është mbi 99.9 për qind i saktë. Testimet që rezultojnë negative, sidomos te ata që kanë simptoma, referohen te testimi PCR. Nëse rezulton negativ e ka simptoma do të udhëzohet për në IKSHPK për testin PCR”, sqaroi ai për KTV-në.

Ai ka njoftuar se kur të nisë testimi me teste të shpejta, ky testim s’do të mund të bëhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare. Për këtë ka thënë se po e bëjnë me qëllim që të ketë centralizim të shërbimit e të mos rrezikohet me shpërndarjen e virusit. /Insajderi.com