Komuna e Bujanocit reagon për lajmin se kryetari i saj është përfshirë në rrahje fizike

Komuna e Bujanocit reagon për lajmin se kryetari i saj është përfshirë në rrahje fizike

Komuna e Bujanocit ka reaguar pas raportimit të një mediumi lokal se kryetari Shaip Kamberi është përleshur fizikisht me një person në zyrën e tij.

Në komunikatë thuhet se lajmi është i pavërtetë.

Ky lajm ka të bëjë ose me një amatorizëm profesional, ose për qëllime tendencioze dhe shpifje thuhet tutje në komunikatë.

Reagimi i plotë:

Lajmi i publikuar nga disa portale për “përleshje fizike” në kabinetin e kryetarit të Komunës së Bujanocit është i pavërtetë. I kuptojmë lëshimet profesionale, por kur së paku nuk kontaktohet as burimi parësor, ku pretendohet se ka ndodhur ngjarja raportuese, kjo flet ose për amatorizëm profesional, ose për qëllime tendencioze dhe shpifëse. Shprehim mirënjohjen tonë për ata gazetarë të cilët dëshmuan profesionalizmin e tyre, duke kontaktuar edhe kabinetin e kryetarit të Komunës, lidhur me këtë lajm të rremë. Inkurajojmë edhe gazetarët e tjerë që t’i zbatojnë rregullat themelore profesionale të gazetarisë. Mos për tjetër, së paku për hirë të profesionit që kanë përzgjedhur. Shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit