Komuna e Deçanit mban mbledhje të jashtëzakonshme për lirimin e Haradinajt

Komuna e Deçanit mban mbledhje të jashtëzakonshme për lirimin e Haradinajt

Asambleja Komunale në Deçan mban sot mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë për lirimin e menjëhershëm të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Deçanit përmes një njoftimi për media.

“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftojmë se, të hënën  më  09 Janar 2017 ,në ora 13:00 në Deçan, Asambleja Komunale mban mbledhje të jashtëzakonshme për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.

Ramush Haradinaj, u arrestua të mërkurën e kaluar nga policia franceze për shkak të një urdhër-arrest të Serbisë.