Komuna e Drenasit ka probleme me pagesën e faturave për shpenzime publike. Ka vite që kjo komunë e drejtuar nga PDK-ja nuk ka kryer pagesat për shpenzimet e rrymës, ujit dhe mbeturinave.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur para një dite, është bërë publike edhe fakti se kjo komunë nuk ka paguar faturat.
E borxhi është i madh, raporton Insajderi.
Vetëm për rrymë, Komuna e Drenasit ka borxh 10 mijë euro. E kjo ka nervozuar një asamblist në këtë Kuvend Komunal.
“Kjo tregon sa të papërgjegjshëm sa katastrofë jeni ju, 10 mijë euro rrymë Komuna bre ej, nuk keni paguar me vite, marre ju koftë”, ka thënë një asamblistë i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Drenasit.
Ai ka akuzuar edhe vet partinë PDK, se ka borxh dhe ka uzurpuar objekt.
“Qashtu boni edhe me zyrën që e keni të uzurpuar atje edhe nuk paguani”, Më pas ai ka prezantuar edhe borxhet e tjera”, ka shtuar ai.
Fiks 4 mijë euro borxh Komuna e Drenasit i ka për përdorim të ujit dhe 4 mijë të tjera për mbeturina, raporton Insajderi.
“Paramendojeni, një institucion qendror në nivelin lokal siç është Komuna është e papërgjegjshme në raport me institucionet publike në nivelin qendror, kjo është marri”, ka thënë ai.