Komuna e Drenasit, ka marrë vendim për lirimin e 14 pronave publike komunale të uzurpuara.
Sipas njoftimit nga komuna vendimi për lirimin e pronave të uzurpuara, është marrë pas verifikimit se këto prona të cilat janë të uzurpuara prej shumë vitesh.
“Ndërsa pronat/banesat që i ka dhënë Kuvendi Komunal vite me parë për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është duke u zhvilluar një hetim nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokuroria e Shtetit. Arsyeja e hetimit qëndron se ato vendime që janë marr nga Kuvendi i Komunës nuk i janë nënshtruar procedurës së ligjshmërisë nga ana e MAPL, ashtu siç e parasheh Ligji”, thuhet në njoftim.
Për më tepër komuna, njofto se ndaj pronave të uzurpuara dhe pronave tjera publike të Komunës së Drenasit janë duke u ndjekur procedurat hetimore nga ana e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Prokurorisë së Shtetit.
“Vendimet e Komunës së Drenasit për lirimin e pronës publike komunale, janë të pakthyeshme dhe do të zbatohen në përpikëri sipas Ligjit. Po ashtu i garantojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se asnjë veprim i Komunës nuk është marr dhe nuk do të merret në kundërshtim me Ligjin”, thuhet më tej në njoftimin e komunës.