Komuna e Drenasit vlerësohet lartë nga Parlamenti Evropian për bashkëpunim në fushën e arsimit

Komuna e Drenasit vlerësohet lartë nga Parlamenti Evropian për bashkëpunim në fushën e arsimit

Faqja zyrtare e Parlamentit Evropian në Twitter, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin në fushën e arsimit, midis komunës së Drenasit dhe landit Baden – Würtemberg, transmeton Insajderi.

Me këtë rast kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një fjalë rasti, ku është shprehur mirënjohës për këtë bashkëpunim.

“Jam mirënjohës për këtë theksim të bashkëpunimit nga ana e Parlamentit Evropian për nxënësit e shkollave tona me shkollat e Baden-Würtembergut”, ka thënë ai. /Insajderi.com

Faleminderit Baden-Würtemberg, faleminderit Gjermani, faleminderit Parlament Evropian!

Lajm i mirë dhe vlerësim nga…

Posted by Ramiz Lladrovci on Thursday, November 26, 2020