Komuna e Ferizajt ka reaguar pas rastit të sotëm ku në një nga restaurantet e këtij qyteti shpërtheu një bombolë gazi që la të lënduar 42 persona, njofton Insajderi.
Nga kjo komunë janë dhënë detaje për këtë shpërthim.
“42 të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm sot në njërin nga restaurantet në Ferizaj, me ç’rast 13 prej të lënduarve në gjendje më të rëndë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Menjëherë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, drejtorin rajonal të Policisë, Emin Beqiri, vizitoi të lënduarit në QKMF dhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Gjithashtu, ekipet e mjekëve dhe infermierëve, bashkë me policinë e njësinë e zjarrfikjes kanë reaguar menjëherë përkitazi me këtë rast”.
“Nga raportimi i fundit, 42 është numri aktual i të lënduarve, nga shpërthimi që dyshohet se ndodhi nga shpërthimi i bombolës së gazit në njërin nga restaurantet e Ferizajt”, bën të ditur tutje komuna. /Insajderi.com