Komuna e Ferizajt vendos të hiqet taksa për ushtrimin e veprimtarisë afariste

Komuna e Ferizajt vendos të hiqet taksa për ushtrimin e veprimtarisë afariste

Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, së bashku me Këshillin e Drejtorëve në mbledhjen e sotme kanë marrë një vendim.

Ata morën vendimin që të hiqet taksa komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste në këtë komunë, kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në facebook.

Sipas këtij vendimi, do të inkorporohet në Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale dhe të materializohet në plan afatshkurtër në Kuvendin e Komunës.

Me këtë vendim, afaristëve ferizajas i kursehen qindra mijëra euro, pasi që këto fonde i mundësojnë që të rrisin kapacitetin e bizneseve, po ashtu dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

‘Kryetari Aliu edhe pak kohë më parë futi në veprim një sërë mekanizmash e vendimesh me impakt direkt në nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, siç është ulja e tatimit në pronë nga baza tatimore për 10%, ndjekja e kursit investim përmes mbështetjes direkte të bizneseve nga Fondi i Punësimit, zonat e lira ekonomike e të tjera’, bëhet e ditur në llogarinë e Komunës Ferizajit në Facebook.