Komuna e Gjakovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Komuna e Gjakovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Kuvendi Komunal i Gjakovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për ta kundërshtuar ndalimin në Francë të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kjo seancë është iniciativë e grupit të asamblistëve nga AAK-ja, mbështetur edhe nga partitë tjera politike.

Në fund të seancës, Kuvendi Komunal i Gjakovës, do të votojë një deklaratë të përbashkët kundrejt ndalimit të Haradinajt.

Ramush Haradinaj u ndalua me 4 janar nga autoritet franceze në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia.