Komuna e Istogut, vitin e kaluar kishte paraparë furnizimin me 186 tituj të ri të librave, me gjithsej 472 sosh në vlerë të parashikuar prej 3 mijë euro.
Por komuna kishte dështuar të sjellë furnizimin e paraparë të titujve të ri të librave. Kjo për shkak se oferta më e lirë ishte 4 mijë e 471 euro, apo një qind e 471 euro më shumë se vlera e parashikuar e kontratës, shkruan Insajderi.
Sipas raportit të Zyrës Auditimit Kombëtar të Kosovës, komuna për shkak të çmimit të lartë nga Operatoret Ekonomik është dashur ta anuloj këtë ofertë dhe ta ritenderoj përsëri, por Komuna e Istogut kishte zvogëluar numrin e titujve të librave të ri për të arritur vlerën 3 mijë euro dhe kështu kishe nënshkruar kontratën.
“Ky proces është dashur të anulohet dhe të ritenderohet, ndërsa komuna kishte zvogëluar sasinë e kontraktuar për të arritur vlerën 3,000€ dhe kishte nënshkruar kontratë”, thuhet në raportin e Auditorit.
Sipas ZKA-së, dhënia e kontratës për Operatorin Ekonomik i cili ofron vlerë më të lartë se ajo e parashikuar, është mos respektim i ligjit dhe rrezikon që komuna mos të plotësoj nevojat e parapara për këtë furnizim./Insajderi.com