Komuna e Kamenicës do të ndajë nga 50 euro për secilin qytetar të prekur nga Coronavirusi, njofton Insajderi.
Ndërsa, sot është hapur aplikimi për subvencionim.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.
“Aplikimi do të bëhet në format online, në aplikacionin si vijon: https://bit.ly/3mRT33g, apo e-mail adresën zyrtare të komunës: [email protected]”.
“Sqarim: Të gjitha kërkesat për subvencionim në vlerë 50€, të cilat parashtrohen përmes e-mailit: [email protected], dhe aplikacionit online, do të shqyrtohen vetëm përmes listës zyrtare të IKSHP-së (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik)”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Dokumentet do të pranohen në emailin zyrtar deri më datën 15.12.2020./Insajderi.com