Komuna e Klinës fillon ndarjen e mjeteve për fëmijët e porsalindur

Komuna e Klinës fillon ndarjen e mjeteve për fëmijët e porsalindur

Komuna e Klinës ka filluar me ndarjen e mjeteve buxhetore për fëmijë të porsalindur. Kjo pasi Kuvendi Komunal ka aprovuar propozimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për këtë kategori, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Zenun Elezaj, i cili tregoi edhe për mënyrën se si do të bëhet ndarja e mjeteve.

“Për fëmijën e parë do të ndahen 180 euro, për fëmijën e dytë 200 euro, për fëmijën tretë dhe të tjerë do të ndahen nga 250 euro”, shkroi Elezaj në Facebook.

Përveç Klinës, edhe komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore për fëmijët e porsalindur./Insajderi.com