
“Gjatë këtij aksioni në shëtitoren “Agim Hajrizi” janë sekuestruar disa auto lodra për fëmijë të cilët e zhvillojnë veprimtarinë biznesore pa leje nga organet kompetente si dhe shfrytëzojnë hapësirën publike duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, njofton Komuna e Mitrovicës.
Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, tha se janë të përkushtuar në lirimin e hapësirave publike në sheshin e qytetit dhe nëpër vendet tjera ku pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ushtrojnë veprimtaritë e tyre në mënyrë ilegale.
“Disa herë shitësit janë paralajmëruar që të mos vazhdojnë punën ilegale në sheshin e qytetit, por ata kanë vazhduar pavarësisht këtyre vërejtjeve. Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme me ç’rast do të ketë edhe shqiptim të gjobave, edhe konfiskim të mallrave”, ka thënë drejtori Ahmeti.