Pije të gazuara dhe të pa gazuara ka blerë Komuna e Obiliqit për udhëheqësit komunal dhe asamblesitët. Kjo komunë ka harxhuar 5 mijë e 490 euro për të blerë pije joalkoolike.

Komuna e Obiliqit ka dhënë tender në vlerë prej mbi 5 mijë eurove për furnizim me pije joalkoolike për udhëheqësit dhe asambleistët komunal.
Siç njofton Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik (KRPP), fitues i tenderit është shpallur kompania “DPH IN-GOJ”, raporton Insajderi.
Vlera e saktë e kontratës është 5 mijë e 490 euro.
“Lënda e kontratës ka të bëjë: me Furnizim me pije jo alkoolike për udhëheqësit dhe asambleistët komunal (pije të gazuara dhe të pa gazuara, lëngje frutash, qaj i nxehtë dhe i ftohtë,kafe makiato,turke etj.)”, thuhet në përshkrimin e kontratës.
Data e planifikuar për nënshkrim të kontratës është 22 maji i këtij viti, njofton Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.
Kryetar i Komunës së Obiliqit është Xhafer Gashi, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). /Insajderi.com