Komuna e Obiliqit ka ndar sot 15 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës dhe vendet tjera të Shqipërisë.
Ky vendim u mor në një seancë të jashtëzakonshme e cila filloi me një minutë heshtje për të gjithë njerëzit që humbën jetën si pasojë e shembjes së shtëpive nga tërmeti që ndodhi të martën në orët e hershme të mëngjesit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi me anë të një postimi në Facebook:
Postimi i Gashit:
Me një minutë heshtje për të gjithë njerëzit që humbën jetën nga termeti në Shqipëri, filluam seancën e jashtëzakonshme sot. Në këtë seancë aprovuam me gjitha votat për, kërkesën time për ndarjen e mjeteve financiare prej 15,000.00€ për familjet e prekura nga termeti në Shqipëri. Bashkëndjejmë dhimbjen me ju Shqipëri!