Komuna e Podujevës e Jetimat e Ballkanit do të ndërtojnë 10 shtëpi për familjet me nevojë

Komuna e Podujevës e Jetimat e Ballkanit do të ndërtojnë 10 shtëpi për familjet me nevojë

Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, që të ndërtohen 10 shtëpi për familjet me nevojë.

“Në prag të Muajit të shenjtë të Ramazanit, sot kemi nënshkruar marrëveshje me hoxhën e nderuar Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe kushte të rënda të banimit”, tha Bulliqi.

Bulliqi deklaroi se projekte të tilla do të vazhdojnë në Komunën e Podujevës derisa të bëhet zgjidhje për secilën familje.

“Falënderoj nga zemra të gjithë donatorët e shoqatës që po e mundësojnë realizimin e projekteve të tilla”. /Insajderi.com