Komuna e Prishtinës akoma e pavendosur për hapjen e çerdheve

Komuna e Prishtinës akoma e pavendosur për hapjen e çerdheve

Pas masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, ku një nga pikat që ka përberë ndryshim ka qenë edhe hapa e çerdheve, ne Komunën e Prishtinës, për një veprim të tillë akoma nuk janë të vendosur, njofton Insjaderi.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë së rritja e numrit rasteve me Covid-19, ditëve të fundit, ka bërë që komuna që ai drejton ta rishqyrtojë dhe analizojë edhe njëherë vendimin e qeverisë për hapjen e çerdheve.

Ahmeti në faqen e tij në Facebook, ka thënë se po përgatitet një protokoll përmes të cilit do të analizohet deri në detaje menaxhimi i situatës së çerdheve si dhe të bëhet plani për infektime eventuale të fëmijëve.

“Numri i të infektuarve me #covid19 në Kosovë, është duke u rritur jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit, e sipas studimeve dhe situatave të krijuara në disa shtete në botë, shpërndarja e virusit po infekton edhe grup moshat e reja, përkatësisht fëmijët. Kjo ka bërë që Komuna të analizojë me kujdes të shtuar situatën e krijuar.

Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një protokoll i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes. Ky protokoll do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndermirën në rast të infeksioneve eventuale”.

Në fund Ahmeti ka thënë se vetëm pasi të përpilohet një protokoll i tillë, atëherë Komuna e Prishtinës del me një datë të saktë se kur do të hapen çerdhet në qytet./Insajderi.com