Komuna e Prishtinës dështon të ndalojë punimet në Kishën Ortodokse

Komuna e Prishtinës dështon të ndalojë punimet në Kishën Ortodokse

Përkundër që Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njoftoi se Drejtoria e Inspeksionit ka ndërprerë punimet që po zhvillohen në Kishën Ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Punimet brenda kësaj kishe – të ndërtuar ilegalisht gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit gjatë viteve 1990-ta – janë duke vazhduar, edhe pse në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Drejtori i Inspeksionit, Sali Zyba.

Ai ka thënë se “do të mundohen” t’i ndalin punimet sepse personat që po i kryejnë ato “nuk e kanë marrë pëlqimin e komunës”.

Punimet janë duke u bërë nga vullnetarë të Manastirit të Gracanicës ndërsa aty është parë të mërkurën edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës,Branimir Stojanoviq./Insajderi.com