Komuna e Prishtinës e gatshme t’i huazojë 4 mijë litra derivate kompanisë “Pastrimi”

Komuna e Prishtinës e gatshme t’i huazojë 4 mijë litra derivate kompanisë “Pastrimi”

Komuna e Prishtinës ka treguar se është e gatshme të huazojë 4 mijë litra derivate për kompaninë “Pastrimi” në mënyrë të evitohet gjendja alarmante në vend.

“Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshm! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin public të të gjithë në”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se kompania “Pastrimi” dje ka njoftuar se nuk do të bëjë largimin e mbeturinave për arsye të bllokimit të xhirollogarive nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.