Komuna e Prishtinës njofton se tash e një kohë të gjate, e në veçanti në dy ditët e fundit, nuk është duke funksionuar sistemi elektronik për shërbimin e qytetarëve/INTRANET, përcjell Insajderi.
E për këtë nga komuna kanë fajësuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për “mosndërmarrje të ndonjë veprimi për të rregulluar sistemin”.
Nga e enjtja e 10 qershorit, në Prishtinë do të ofrohen shërbimet manuale në sportele.
“Ju kërkojmë falje për krijimin e radhëve të gjata dhe pritjeve për të marrë shërbime dhe shpresojmë në reagimin e shpejtë të Ministrisë për të rregulluar këtë problem teknik”, thuhet në njoftimin e komunës./Insajderi.com