Komuna e Prishtinës gjobit sërish Vetëvendosjen me dy mijë euro

Komuna e Prishtinës gjobit sërish Vetëvendosjen me dy mijë euro

Komuna e Prishtinës, më saktësisht Drejtoria e Inspeksionit, e ka dënuar për të dytën herë Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të shkeljes së Ligjin për Pandeminë, njofton Insajderi.

Gjoba e shqiptuar ndaj LVV-së është dy mijë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Askush mbi ligjin. Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. 2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë’, ka shkruar ai./Insajderi.com