Komuna e Prishtinës i rrënon dy objekte pa leje

Komuna e Prishtinës i rrënon dy objekte pa leje

Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Inspekcionit, ka marrë aksion sot për rrënimin e dy objekteve pa leje.

Sipas njoftimit të drejtorit të Inspekcionit, Adonis Tahirit, janë ndërmarrë të gjitha masat nga ana e inspektorëve që nga ndërprerja e punimeve deri tek rrënimi i tyre.

“Kësisoj, sot kemi filluar me rrënimin e pjesëve të ndërtuara pa leje, në të dyja rastet në të njëjtën kohë. Ju bëjmë thirrje të gjithë investitorëve që të respektojnë në tërësi lejet ndërtimore, sepse në të kundërtën, rrënimi është i pashmangshëm”, ka shkruar Tahiri në Facebook.