Komuna e Prishtinës: Ju lusim, sot mos kaloni nga kjo rrugë

Komuna e Prishtinës: Ju lusim, sot mos kaloni nga kjo rrugë

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, do të  jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, sot ( e mërkurë) , nga ora  08:00 deri më 12:00.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të përdoren rrugët alternative.

“Në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor.
Ju lusim që të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/

 

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, do të…

Gepostet von Komuna e Prishtinës am Montag, 17. August 2020