Komuna e Prishtinës ka siguruar pajisje teknologjike për të gjithë nxënësit

Komuna e Prishtinës ka siguruar pajisje teknologjike për të gjithë nxënësit

14 shkolla të Prishtinës janë duke funksionuar sipas skenarit C apo mësim online, për shkak të rasteve me COVID-19, njofton Insajderi.

Ardiana Ismaili nga Drejtoria e Arsimit në këtë Komunë  në emisionin “Jeta në Komunë” ka bërë të ditur se në vitin shkollor 2019/20 janë shpërndarë mbi 400 pajisje teknologjike për nxënësit e Prishtinës.

Ajo ka shtuar se sipas platformës e-shkollori të gjithë nxënësit janë duke marrë pjesë në mësim dhe se të gjitha kërkesat e nxënësve për pajisje janë siguruar.

“Mbi 400 pajisje teknologjikë janë shpërndarë te nxënësit, kurse sa i përket mësimdhënësit kanë bërë zgjidhje duke marrë llaptop nga shkolla ose kanë punuar prej shkollës. Vlen të theksohet se është edhe platforma e-shkollori dhe na jep informacione të qarta, kaq nxënës kanë hyrë dhe kaq mësimdhënës kanë hyrë dhe sipas të dhënave, të gjithë nxënësit janë duke u kyçur online”./Insajderi.com