Komuna e Prishtinës miraton pakon emergjente “Prishtina 1”

Komuna e Prishtinës miraton pakon emergjente “Prishtina 1”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot është improvizuar një asamble komunale, në të cilën janë marrë disa vendime.

Ahmeti  për Klan Kosova u shpreh se me këtë veprim Komuna e Prishtinës ka dhënë shembull se si mund të jetë e unifikuar.

“Sot e kemi thirrur një seancë urgjente për të kërkuar votën e asamblistëve për Pakon Emergjente “Prishtina 1”.

Kemi kërkuar mbështetje për disa masa që i kemi ndërmarrë si ekzekutiv dhe të gjitha u votuan me votë unanime”.

“Bëhet fjalë për pesëmijë pako higjienike dhe ushqimore për të gjitha familjet nevojtare. Të gjitha restorantet nuk do të paguajnë për shfrytëzimin e terracave për 1 vit meqë janë prekur nga situata e pandemisë”.

“Lirohen nga pagesa të gjithë prindërit për çerdhet publike. Kemi siguruar subvencione shtese për sport. Po themelojmë një fond për grante për biznese te vogla dhe të mesme. Të gjitha bizneset mund të aplikojnë dhe të dëshmojnë se kanë pësuar humbje nga Covid-19 dhe më pas ne e vlerësojmë se sa i takon granti”.