Komuna e Prishtinës: Mirëmbajtja e rrugëve po bëhet pa ndërprerë që nga dje

Komuna e Prishtinës: Mirëmbajtja e rrugëve po bëhet pa ndërprerë që nga dje

Drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, ka reaguar pas kritikave për moslargimin e borës nga rrugët e kryeqytetit, raporton “Zeri.info”.

Braha ka thënë se mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pa ndërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe sot.

Ajo po ashtu bëri të ditur se janë angazhuar 6 operatorë për pjesën urbane dhe për atë rurale.

“Kemi të angazhuar 6 operatorë për pjesën urbane dhe 3 për atë rurale.

Mirëpo, me këto temperatura të ulëta ndikimi i kripës është minimal. Erërat e konsiderueshme po ashtu e vështirësojnë gjendjen, sepse e bartin një pjesë të borës së larguar përsëri në rrugë. Prandaj, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për vozitje në dimër”, ka shkruar ajo në “Facebook”./Insajderi.com