Komuna e Prishtinës ndalon hedhjen e fishekzjarreve – dënimi 100 euro

Komuna e Prishtinës ndalon hedhjen e fishekzjarreve – dënimi 100 euro

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike nëpër hapësirat publike, njofton Insajderi.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit. /Insajderi.com