Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i ndajë 400 mijë euro për 152 fermerë të kësaj komune, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka njoftuar se kjo ndihmë erdhi për t’i mbështetur ata për humbjet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 si dhe fatkeqësitë natyrore gjatë këtij viti.
“Përveç pasojave nga pandemia #covid19, këtë vit fermerët kanë pësuar dëme edhe nga të reshurat dhe erërat e forta”.
“Andaj, përmes Drejtorisë së Bujqësisë kemi ndarë ndihmë në vlerë prej 400,000€ për 152 fermerë të Komunës së Prishtinës për të i mbështetur për humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë këtij viti”, ka shkruar ai në faqen zyrtare në Facebook./Insajderi.com