Komuna e Prishtinës ndanë asistencë sociale për kategoritë në nevojë

Komuna e Prishtinës ndanë asistencë sociale për kategoritë në nevojë

Komuna e Prishtinës, me propozimin e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që të ndajë një subvencion prej 80 eurove për secilin person me asistencë sociale, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, në profilin e tij në Facebook.

Mes tjerash Ahmeti ka thënë se janë dy kategori që do të përfitojnë nga ky subvencion, kategoria e varfërisë dhe personat me aftësi të kufizuara.

“Pagesat do të kryhen në muajin dhjetor” ka thënë në fund Ahmeti./Insajderi.com