Komuna e Prishtinës, ka sqaruar edhe një herë se cka ka ndodhur me vendimin për rrënimin objektit të gjimnazit ‘Ahmet Gashi ‘.
Sipas komunës vendimi për rrëzimin e shkollës është marrë në muajin qershor, pasi që nuk i plotëson kushtet teknike dhe paraqet rrezik të shembet.
Para se të merrej ky vendim, thonë se janë takuar me drejtorët e shkollave “Ahmet Gashi”, “Emin Duraku” e ‘Sami Frasheri’, ku janë pajtuar që zhvendosja e nxënësve të fillojë me 2 shtator.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të shkollës, me datën 17 korrik, është diskutuar vendimi i Komunës për dislokim, dhe informata është përcjellë tek të gjithë pjesëmarrësit.
Kundër këtij vendimi janë nxënësit e kësaj shkolle , të cilët të enjtën kanë protestuar para Komunës së Prishtinës , dhe se sipas tyre me asnjë prej zyrtarëve të komunës nuk janë takuar.
“Përkundër pretendimeve se askush nuk është takuar me protestuesit, dje, pas protestës para ndërtesës së Komunës, Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën Shpresa Shala kanë takuar edhe përfaqësuesit e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorin e gjimnazit ”Ahmet Gashi”. Në takim është diskutuar dhe sqaruar situata e krijuar. Poashtu, u dakorduan se do të bëhet rivlerësimi i stabilitetit të objektit, I cili do të ndihmojë të vendoset nëse objekti ka nevojë për renovim të terësishëm apo rindertim nga e para”.
“Për më tepër, Drejtoresha e Arsimit Shpresa Shala mbajti konfereëncë para të gjitha mediave, të cilat për fat të keq, nuk arritën të e raportojnë dhe informojnë drejt dhe qartë këtë temë, duke i dhënë një kahje krejtësisht të gabueshme në publik. Përfundimisht, zhvendosja e nxënësve bëhet menjëherë. Nuk bëjmë kompromise me sigurinë e jetës së fëmijëve tanë!”, thuhet në njoftimin e komunës.