Komuna e Prishtinës paguan qiranë për lokacionin e Teatrit Oda

Komuna e Prishtinës paguan qiranë për lokacionin e Teatrit Oda

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nga tash e tutje, Teatri Oda do të ndihmot nga Komuna e Prishtinës, njofton Insajderi

Pas vështirësive të shumta në sigurimin e mjeteve financiare për të paguar qiranë e objektit të teatrit, Komuna e Prishtinës ka vendosur ta ndihmojë duke e marrë përsipër që të paguajë qiranë e objektit për Teatrin Oda.

Lajmin e ka konfirmuar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

“Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta marr me qira atë hapësirë për mos ta kthyer në hapësirë komerciale.  Por me kaq përfundon vendimmarrja jonë.  Hapësira do ti ofrohet Odës, qendrës Multimedia dhe organizatave të tjera që kanë aktivitete skenike dhe prodhojnë art e kohë të bukura.  Shumë shpejtë do të finalizohen detajet e tjera”.

Amëti gjithashtu, ka njohur edhe kontributin dhe vetëmohimin e artistëve të cilët e kanë e kanë mbajtur gjallë ketë teatër përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta./Insajderi.com