
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se Komuna që ai drejton do të fillojë aksion për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme, shkruan Insajderi.
Sipas Ahmetit, aksioni do të zhvillohet nga data 28 qershor deri më 2 korrik në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Ai më tej, ka bërë një kërkesë qytetarëve që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuar.
‘’Përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali. Ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara’’, ka njoftuar Ahmeti./Insajderi.com