Komuna e Prishtinës paralajmëron partitë politike: Kush i shkel masat anti-Covid, gjobë 200 euro

Komuna e Prishtinës paralajmëron partitë politike: Kush i shkel masat anti-Covid, gjobë 200 euro

Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në Prishtinë, ka thënë se ligji dhe masat anti-Covid vlejnë për të gjithë, andaj do të shqiptohen gjoba prej 2,000 euro për secilin subjekt politik që do të mbajë tubim elektoral në Prishtinë, njofton Insajderi.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, thotë se s’do të lejohet që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike.

“Dëno qytetarë për mosmbajtje të maskës në rrugë; dëno lokale për distancë të vogël të tavolinave; dëno e bllombo biznese që qëndrojnë hapur pas orës 20:00; malltrero qytetarët me orë policore – e vet organizo tubime zgjedhore me plot njerëz (me e pa maska) si sardina, është hipokrizi!”, ka shkruar Tahiri.

Ai më tej ka thënë se , grumbullimi i njerëzve është i ndaluar me vendim të vet atyre që po i grumbullojnë. Ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata qe po flasin nëpër këto tubime politike.

“Përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, Inspekcioni i Prishtinës do t’iu shqiptojë gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë. Nuk do të lejojmë që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike”, ka shkruar ai./Insajderi.com