Kuvendi Komunal i Rahovecit të hënën ka miratuar vendimin që t’i subvencionojë me nga 200 euro të gjitha gratë pas çdo lindje, përcjell Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një statusi në Facebook.
Ai ka falënderuar anëtarët e Kuvendit Komunal të cilët e miratuar këtë vendim.
“Sot, me propozimin tim dhe drejtorisë së shëndetësisë, nga anëtarët e Kuvendit të Komunal të Rahovecit, u miratua vendimi, që gratë ose nënat, për çdo lindje të fëmijës, të përkrahen me 200 euro. Dua t’i falënderoj kuvendarët që e mbështetën këtë nismë!”, ka shkruar Latifi./Insajderi.com