Komuna e Suharekës i nis zjarrfikësit për në Shqipëri

Komuna e Suharekës i nis zjarrfikësit për në Shqipëri

Komuna e Suharekës u ka dal në ndihmë viktimave të prekur nga tërmeti në Shqipëri duke dërguar një ekip të zjarrfikësve për t’i ndihmuar ata.

Këtë e ka bërë të dikur vetë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili përmes një postimi ka njoftuar që një ekip i zjarrfikësve sapo është nisur për në Shqipëri.

“Një ekip i zjarrëfikësve nga Suhareka sapo është nisur për Shqipëri, në zonat ku ka nevojë për ta ofruar ndihmën tonë. Me mendje dhe zemër jemi me ta !”, ka shkruar Muharremaj.

Kujtojm që deri më tani janë gjetur 16 persona të pajetë nën rrënoj ndërsa 300 persona të tjerë të plagosur.

Tërmeti që ka prekur qytetin e Durrësit ka qenë me magnitudë prej 6.4, ndërsa Kosova ka ndarë 500 mijë euro për ndihma ndaj viktimave të prekur nga ky tërmet.