
Të prekurit nga Vushtrria me COVID-19 do të ju ndahen nga 150 deri në 350 euro.
Këtë vendim e mori Komuna e Vushtrrisë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka kumtuar Partia Demokratike e Kosovës në këtë qytet, duke shtuar se do të ndahen mjete edhe për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pasojë e Coronavirusit
“Me iniciativën e asamblistit tonë Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me COVID-19 sot në seancë të jashtëzakonshme është marrë vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga COVID-19 të përkrahen me nga 150 deri në 350 euro, gjithashtu dhe familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e COVID-19 do të mbështeten në këtë shumë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com