Komuna e Vushtrrisë është është radhitur ndër fitueset e grantit të performancës “Mjedi i Pastër”, i vlerësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe GIZ Gjerman.
212 mijë 915 euro është shuma që kjo komunë ka fituar për përformancën e mirë në fushën e mjedisit si Komunë.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka falënderuar Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit dhe organizatën Gjermane Giz për vlerësimin si dhe ka pohuar se komuna ka fituar këto tre vjet afër dy milionë euro si rezultat e përformancës së mirë në fusha të ndryshme.
“Faleminderit KRM ‘Uniteti’, punëtorëve të vyer, menaxhmentin si dhe punonjësve të Komunës së Vushtrrisë për angazhimin profesional” u shpreh Tahiri. /Insajderi.com