Komuna e Prishtinës tashmë ka filluar përgatitjet nëpër qendrat e mjekësisë familjare për një vaksinim eventual të qytetarëve, njofton Insajderi.
Nënkryetari i kryeqytetit, Muhadin Nushi, ka thënë për EO se përgatitjet për vaksinimin anti-COVID veç kanë filluar, duke shtuar se vaksinimi është alternativa e vetme që të mposhtet pandemia.
“Ne veç kemi filluar parapërgatitjet tona në kuadër të komunës dhe të ekipit menaxhues ose shtabit operacional në kuadër të komunës për ndonjë vaksinim eventual masiv i cili mund të ndodhë në Kosovë”, ka thënë ai.
Kosova ka siguruar 24 mijë vaksina nga program COVAX.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë një kontingjent tjetër pritet të vijë në maj.
“Ne së bashku me ekipin emergjent jemi duke përpiluar planin në rast të kërkesës nga ana e Qeverisë sesi do të mund të shpërndajmë edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare hapësirat për vaksinim masiv për qytetarët e komunës së Prishtinës”, tha Nushi. /Insajderi.com