Komuna jep 150 mijë euro për ndërtimin e çerdhes, mbyllet sepse ministria nuk siguron punëtorë

Komuna jep 150 mijë euro për ndërtimin e çerdhes, mbyllet sepse ministria nuk siguron punëtorë

U investuan afër 150 mijë euro, por fëmijët mbeten në shtëpi. Në komunën e Hanit të Elezit tash dy vjet është ndërtuar çerdhja për fëmijë por nuk është funksionalizuar asnjëherë.

Mungesa e mjeteve për kuadrin e këtij institucioni ka lënë mbi 50 fëmijë pa arsim parashkollor.

Komuna fajëson Ministrinë e Arsimit që nuk ka ndihmuar në sigurimin e pagave për punëtorët e çerdhes.

“Çerdhja është ndërtuar që dy vjet, por ende nuk është hapur sepse Ministria e Arsimit ende nuk ka dhënë leje që ajo të funksionalizimet”, ka thënë i pari i komunës së Hanit të Elezit.

E prindërit që fëmijët e tyre nuk po kanë ku t’i çojnë, janë ankuar për këtë çerdhe jofunksionale.

“Problemi është se ne jemi shumë femra që ne punojmë dhe ky problem për neve është primar”, thotë prindi i një fëmije.

Komuna nga buxheti i saj, vështirë t’i sigurojë mjetet për të punësuar punëtorë në këtë çerdhe. Megjithatë ata shpresojnë se qeveria e re do ta rregullojë këtë çështje.