Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Prishtina është komuna ku ndërruan jetë më së shumti persona vitin e kaluar.
2696 kanë vdekur vitin e kaluar në Komunën e Prishtinës, duke shënuar numrin më të madh të vdekje brenda një komune kosovare gjatë vitit 2016.
Komuna e dytë me më së shumti vdekje të regjistruara gjatë vitit të kaluar është Prizreni. Në këtë komunë vdiqën 908 persona vitin e kaluar.
Ndërkaq, siç njofton ASK, komuna ku nuk vdiq asnjë person gjatë vitit 2016, është Graçanica. /Insajderi.com