
Dragashi është komuna me numrin më të vogël të pjesëmarrësve në këto zgjedhje, njofton Insajderi.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, në Dragash kanë votuar vetëm 31,64% e qytetarëve me të drejtë vote.
Të dhënat aktuale të KQZ-së tregojnë se 802 mijë e pesë persona kanë dalë të votojnë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e fundit në faqen e KQZ-së, nga një milionë e 794 mijë e 862 votues në listën e votuesve, bazuar në përqindjen prej 91,50% të përditësuar deri më tani, mbi 800 mijë persona u janë drejtuar kutive të votimit.
Përqindja është më e ulët sesa në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit të vitit 2019. /Insajderi.com