
Dragashi është komuna në cilën deri tani ka pasur më së paku votues në zgjedhje, njofton Insajderi.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në këto zgjedhje deri tani është 20, 15 përqind.
Gjithsej në këtë komunë janë të regjistruar 38 mijë e 142 persona në listën e votuesve; ndërsa deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm shtatë mijë e 686.
Në nivel vendi, deri në orën 15:00 kanë votuar 32.24 përqind, apo mbi 480 mijë qytetarë.
Në orën 19:00 do të mbyllen vend-votimet, ku pastaj dalin rezultatet preliminare./Insajderi.com