Tri komunat me shumicë serbe në Kosovë, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveqani, ka pasur dalje masive të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Insajderi.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, në këto komuna kanë votuar mbi 80 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Qytetarët e komunës së Leposaviqit kanë shprehur interesimin më të madh për të votuar. Në këtë komunë kanë votuar 85,48 për qind e qytetarëve.
Pas Leposaviqit, numrin më të madh të votuesve e ka pasur Zubin Potoku. Në këtë komunë kanë votuar 81,58 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa në Zveqan kanë votuar 81,47 qytetarë.
Ndërkohë, në kryeqytet të drejtën për votim e kanë shfrytëzuar mbi 58 për qind e qytetarëve, deri më tani.
Sipas statistikave të publikuara në kohë reale në platformën e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), 79 mijë e 271 prishtinas kanë dalë që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e fundit në faqen e KQZ-së, nga një milionë e 794 mijë e 862 votues në listën e votuesve, bazuar në përqindjen prej 91,50% të përditësuar deri më tani, mbi 800 mijë persona u janë drejtuar kutive të votimit.
Përqindja është më e ulët sesa në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit të vitit 2019. /Insajderi.com