Komunat veriore të banuara me serbë futen në karantinë

Komunat veriore të banuara me serbë futen në karantinë

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe numrit të shtuar të qytetarëve të infektuar me COVID-19, stafi i krizave të katër komunave veriore të Kosovës ka vendosur që të rekomandojë futje të këtyre komunave në karantinë, njofton Insajderi.

Lëvizja në komunat veriore është ndaluar qysh nga sonte, përveç njerëzve që janë përgjegjës për luftimin e pandemisë.

Ky lajm është bërë i ditur sonte në një konferncë të jashtëzakonshme për shtyp në Mitrovicën e Veriut, nga Zëvëndëskryeministri i Kosovs, Goran Rakiq.

Ai deklaroi se rezultatet e fundit të të infektuarve me COVID-19 janë shqetësuese, prandaj është vendosur që këto komuna të futen në karantinë.

“Në këtë periudhë ndalohet hyrja dhe dalja nga territori i katër komunave në veri, pos për personat me leje të posaçme. I ftojmë qytetarët në sjellje të përgjegjshme, që të mbajnë maska, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjienën personale”, ka thënë Rakiq./Insajderi.com