fbpx

Komunës së Prishtinës i anulohet tenderi nën dyshimet për manipulim çmimesh

Komunës së Prishtinës i anulohet tenderi nën dyshimet për manipulim çmimesh

Komunës së Prishtinës i është anuluar një tender i dhënë për furnizimin me artikuj ushqimorë për nevojat e kuzhinës së institucioneve parashkollore në Prishtinë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Organi Shqyrtues i prokurimit, ka vendosur që ky tender të kthehet në ri vlerësim me qëllim të vërtetimit të çmimeve të ofruara nga të gjithë operatorët ekonomik pasi që siç pretendon kompania ankuese çmimet nuk janë të bazuara në çmimet në treg.

Kompania “Hajdini Comerc” Gllogoc me 16 shkurt kishte bërë kërkesë për rishqyrtim tek Komuna e Prishtinës, ndaj operatorit OE “Neë Line&Bajraraktari, pasi që sipas kësaj kompanisë çmimet që janë dhënë në këtë kontratë nuk përputhen me çmimet e tregut.

Ndërsa me 24 shkurt të këtij vitit kompania “Hajdini Comerc”, bënë ankesë edhe në OSHP, i cili më pastaj vendos që ky tender të ri kthehet edhe një herët në ri vlerësim.

“Ne kemi parashtruar ankesë lidhur me çmime jo normalist të ulëta, dhe pikë tjetër është mishi i freskët. Ka edhe pika tjera për çmime me 1 cent etj, mirëpo mishi i freskët është dhënë për 0.70 euro për kilogram, mish i freskët tul viçi, ndërsa lëkura e viçit kushton 3.5 euro” është thënë nga “Hajdini Comerc”, në seancën e shqyrtimit kryesor.

Sipas ekspertëve të OSHP-së bazuar në ekspertizë mendon se Komuna e Prishtinës në dhënien e këtij tenderi nuk i ka respektuar Ligjin e Prokurimit Publik duke bërë shkelje në gjashtë nene./Insajderi.com